Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se PD ka dhënë alternative të shumta për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe se sipas tij Partia Demokratike është fituese në çdo sondazh, LSI me Monika Kryemadhin renditet e dyta kurse Rama i treti. Balliu thotë se qytetarët veç po vuajnë dhe se sa të vijë PD në pushtet nuk do vuajnë më.

“Keni parë ndonjë herë që t’i hidhet gaz lotsjellës ndonjë kri mi neli, por vetëm qytetarëve dhe gazetarëve. Rama është gjithmonë në krahun e kri mit sepse me ata fiton para. Sa kohë do të jetë Rama në pushtet, qytetarët vetëm do të vuajnë. PD kur të vijë në pushtet do të ndërmarrë hapa seriozë që drejtësia të kthehet në binarët e duhur. Nuk mundet që individë si Ilir Beqja me ato koncesione ma fioze të vazhdojnë që të jenë të lirë dhe të pinë shishe vere me kryetarin e KLP-së, ndërsa dosja e tij vazhdon që të jetë në SPAK. Kush ka futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë do të marrin atë që meritojnë. Sikurse u faktua nga DASH, vendi ynë është një vend që ka klimën me të keqe të biznesit. Është një mision më vete të hapësh edhe një ushqimore, se në sekondë të vijnë tatimet dhe të vënë gjoba të kota. Për të mos përmendur korrupsioni dhe njëanshmërinë në tendera e koncesione. Dhe në gjithë këtë situatë Rama merret me kompetencat e presidentit. Rama kërkon të zhbëjë totalisht shtetin ligjore dhe presidenti si një institucion përballë tij, kërkohet që të shkatërrohet. Pa pushtetin e kryeministrit, Rama do të ishte përballë dyerve të drejtësia. Unë u bëj thirrje shqiptarëve që së shpejti do të kemi zgjedhjet dhe të heqim këtë qeveri, të cilës nuk i kemi parë asgjë përveç gazit lotsjellës, rrënimin ekonomik dhe largimit të shqiptarëve. Në çdo sondazh ne jemi tejet lart dhe besoj se Rama me PS-në do të jenë parti e tretë,” tha Balliu.