Pasi ka parë masat e marra nga qeveria dhe bashkia për shkollat në Tiranë, Partia Demokratike duket se është tërhequr nga akuzat e bëra një ditë më parë. Në një intervistë të dhënë sot tek Neës 24, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se shkollat, kryesisht në Tiranë, i kishin marrë masat.
“Në pamje të jashtme duket se i kishin marrë një pjesë të masave për respektimin e protokollit të sigurisë së fëmijëve, aq sa janë shfaqur, sepse sigurisht, ne presim që informacione më të detajuara të na vijnë pasdite apo edhe në ditët në vijim. Duket që një pjesë prej shkollave, dhe kryesisht në Tiranë, i kishin marrë këto masa”, tha Vokshi.