Lajmi i shpërndarë sot nga Partia Demokratike për një nga familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat rezultoi sërish fa ke news. Përmes një reagimi për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Kombinat është shpallur e pabanueshme dhe ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe të gjithë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe bonusin e qirasë çdo muaj. “Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar bab ëzisht me shpifje dhe për fushatë fa tkeqësinë e tërmetit. Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Bashkia i bën thirrje PD-së që të ndalojë këto mashtrime duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tërmetit. “Për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia në fatkeqësinë e tërmetit. Nga dëshpërimi po mundohen t’i shpikin, duke turpëruar veten dhe qytetarët. Partia Demokratike nuk ka asnjë shans që me mashtrime e gën jeshtra, të bëjë vajtojcën e halleve të popullit, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mash trimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019”, thuhet në reagim.
Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se po vijon me shpejtësi punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po përshpejton procesin për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”. Ndërkaq, të gjitha familjet që trajtohen me bonus qiraje do të vijojnë ta marrin atë pa ndërprerje, derisa të rikonstruktohen ose të pajisen me një shtëpi të re.