Shkolla nëntëvjeçare Shaqe Mazreku, në Durrës e cila u dëmtua nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit të vitit të shkuar do të jetë shkolla e parë që do të mirëpresë fëmijët dhe mësuesit në oborrin e saj.Kryeministri Edi Rama informoi sot se kjo shkollë është drejt përfundimit.
Shkolla e parë drejt përfundimit në një album nga ëndrra 3D në realizim, pa harruar gërmadhat mbi të cilat po rilind, më e madhe, më e bukur dhe më e fortë natyrisht. Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares Shaqe Mazreku në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës, shkruan Kryeministri Rama.Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane.