Numri i ndërmarrjeve të përpunimit të peshkut në Shqipëri është dyfishuar që prej vitit 2013. Nga 16 ndërmarrje që operonin në këtë sektor në vitin 2013, sot numri i tyre ka arritur në 32. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi deklaroi sot se krahas rritjes së numrit të ndërmarrjeve active rritje ka njohur edhe numri i të punësuarve.
“Investimet e kryera nga këto ndërmarrje llogariten 60 milionë euro, ndërsa janë të punësuar mbi 5 mijë persona”, deklaroi Çuçi. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit po shkon drejt katërfishimit, krahasuar me vitin 2013. Vetëm gjatë vitit 2019 vlera e eksporteve shqiptare të peshkut arriti në 100 milionë euro. Rritje e mëtejshme me 24.5% është shënuar edhe gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti.
Qeveria thotë se rritja e sektorit të peshkimit në Shqipëri është impresionuese dhe aspak e rastësishme, por rezultat i politikave tona, si dhe dëshmi e pakontestueshme e transformimit të madh që ka pësuar ky sektor. Prej 6 vitesh peshkatarët e marrin naftën pa taksa, rrjetat dhe materialet e tjera të peshkimit janë përjashtuar nga TVSH-ja.
Qeveria së bashku me Bashkimin Europian do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milionë euro për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.
A e dini se numri i ndërmarrjeve të përpunimit të peshkut në Shqipëri është dyfishuar prej vitit 2013???? Dhe sot që flasim në këtë sektor janë të punësuar mbi 5 mijë persona✅
Gepostet von Bledi Çuçi am Montag, 21. September 2020