Disa lëkundje të njëpasnjëshne tërmeti kanë goditur vendin tonë.
Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter. Epiqendra ishte 10 km në verilindje të Lushnjes dhe thellësia e këtij tërmeti ishte 2 kilometra. Me epiqendra në afërsi me njëra tjetrën midis qytetit të Elbasanit dhe Lushnjes janë regjistruar edhe dy goditje të tjera më të lehta.