Besojmë se e mbani mend aktoren shqiptare Zhaklina Dhimojani, e cila ka luajtur rolin e Mimoza llasticës. Nga Zvicra ku jeton prej vitesh, ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë lidhur me situatën e pandemisë nga koronavirusi. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19. Vetë ambasada ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe mesazhin falënderues për aktoren.
POSTIMI I PLOTE I AMBASADES: E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19. Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.
Home Lajme Aktualitet E mbani mend Mimoza llasticën, aktorja dhuron respiratorë për spitalin ‘Shefqet Ndroqi’