Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë muajit gusht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) që është treguesi kryesor që tregon ecurinë e biznesit rezultuan 300 milionë lekë më të larta krahasuar me muajin gusht të vitit 2009. Gjithsej në buxhet u mblodhën 4.3 miliardë lekë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ose 7.9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2009. Treguesi i TVSH konsiderohet si sinjal pozitiv për ecurinë e ekonomisë në periudhën në vijim.
“Nëse ekonomia do të vijojë me këto ritme, rikuperimi nga shoku i pandemisë do të jetë shumë i shpejtë, të paktën në drejtim të të ardhurave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk bën parashikime mbi ecurinë e ekonomisë, por bazuar në të ardhurat e mbledhura tregon se ekonomia shqiptare po e merr veten, mbase edhe më shpejt se vendet e rajonit”, deklaroi për ATSH-në zevendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero. Të ardhurat e mbledhura gjithsej në buxhet nga tatimet gjatë muajit gusht llogariten 20.8 miliardë lekë.