Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, përmes programit IPARD, Gjedra Shpk, një strukturë e re grumbullimi dhe tharjeje e frutave, në bashkëpunim me 3500 fermerë e ka kaluar produktin final të saj në tregjet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kompani ka shtuar ambientet e grumbullimit dhe përpunimit me 2500 m2 sipërfaqe ndërtimi, si dhe dy furra tharëse bashkëkohore, investim që ia ka rritur kapacitetet grumbulluese e përpunuese deri në 660 ton fruta në vit. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot këtë investim modern i shoqëruar nga Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.
“Rezultatet e viteve të fundit që janë produkt i punës që ju e keni filluar më parë, si dhe kapaciteti i rritur i AZHBBR-së që sot e ka kaluar Shqipërinë në vendin e parë në rajon, për thithej të fondeve të BE-së. BE thotë ke kaq fonde, por nëse nuk je i zoti të bësh projekte të besueshme dhe të tregosh që projektet i realizon nuk merr fonde. Kalimi në vend të parë sot dhe aftësia për të thithur fonde e tejkalojnë me herë çfarë ka bërë shteti për bujqësinë deri para ca vitesh. E treta janë shembujt e suksesit dhe që janë para reale në xhep në familjet që jetojnë në zona rurale që deri dje e kishin komplet pa perspektivë jetën do të sjellë hap pas hapi që ata të cilët janë më largpamës dhe që kanë një pronë, një tokë në fshat ta shfrytëzojnë për të rritur të ardhurat”, – theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “po të shikojmë eksportet, eksportet e kësaj kompanie janë rritur me më shumë se dyfishuar”. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, tha se “Gjergji me financimin e IPARD ndërtoi magazinën për grumbullimin e frutave, jo vetëm me bimë medicinale që ka tregtuar deri tani. Kapaciteti i magazinës është 900 tonë fruta të thata”.
“Kjo magazinë është ndërtuar në kohë rekord, pasi edhe ritmet e programit IPARD janë të tilla që i shtyjnë aplikantët dhe subjektet që të kenë mundësi ti ndërtojnë. Kemi objekt primar lëvrimin e fondeve drejt fermerëve”, – shtoi Krifca. Administratori i “Gjedra shpk”, Gjergj Qose, theksoi se ne “ne arrijmë të marrim 1400 tonë fruta molle të njomë , e cila mund të jetë kategoria e dytë e tretë , rriten kapacitetet, ne eksportojmë 2200 tonë në ditë, kemi 60 punëtorë”. “Krahasuar me 7 vjet më parë ne kemi një rritje vit për vit me 20% të kapacitetit dhe treg të ri në SHBA. kemi 3500 fermerë që punojnë në këtë fushë, të cilët punojnë në këtë fushë dhe e gjithë xhiroja jonë prej 5 milionë euro shkon në zonat rurale. “, – shtoi Qose.
Qose tha se “industria e bimëve medicinale ka shumë prioritet sepse e merr prodhimin brenda vitit”.