Kryeministri Edi Ram ai uron ditëlindjen mjekes Esi Duka, e cila po e feston ditën e saj të lindjes te Spitali Infektiv, duke iu shërbyer të infektuarve me korona virus. Rama shkruan në ‘Facebook’ se përkushtimi në punë për dr. Esin është një mision. Sipas kryeministrit, ajo ndodhet prej 6 muajsh në vijën e parë të kësaj lu fte të gjatë me COIVID19, me energjinë e pashtershme për të ndihmuar pacientët.

Mesazhi i Ramës: EDHE100 dr. Esi!ESI DUKA edhe sot në ditën e saj të lindjes është në spitalin infektiv si çdo ditë, prej 6 muajsh, në vijën e parë të kësaj lu fte të gjatë me COIVID19, me energjinë e pashtershme për të ndihmuar pacientët që lu ftojnë me këte virus të rrezikshëm e të pabesë.Përkushtimin në këtë punë që për dr. Esin është një mision, ja njohin mirë kolegët por edhe pacientët e shumtë që ka shëruar në këto muaj të vështirë dhe është kënaqësi e nder për mua, t’i uroj këtë ditë të shënuar që përkon edhe me ditën e shënuar të Shën Terezës.