Moderatoja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca ka treguar se i ka shumë pasion motorrët, por bashkëshorti i saj, Getoari nuk ia lejon t’i ngasë ata për shkak të kujdesit që ka për të.Megjithatë në vendet pranë shtëpisë, Marina e ka të lejuar ta ngasë motorrin dhe pasditen e djeshme i ka shkuar gazetares Elona Duro me një motorr të madh.
Elona e ka filmuar Marinën teksa nuk i besohet që moderatorja i ka shkuar me motorr për të pirë një kafe së bashku.”E le për kafe me Marina Vjollcën, shih me çfarë vjen. E kisha parë në Instastory, por se besoja”, thotë Elona duke qeshur.