Vogëlushi Zaho, djali i kryeministrit Edi Rama ka nisur shkollën për herë të parë ditën e sotme. Mamaja e tij Linda ka nxjerrë foto me djalin e saj duke e përqafuar, ndërsa i uron të gjithë nxënësve mbarësi në këtë vit të vështirë shkollor.
“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim”, shkruan bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.