Franca kaloi pragun e 10 000 rasteve të reja me COVID-19 gjashtë 24 orëve të fundit, një rekord që prej fillimit të testimeve në shkallë të gjerë në vend, sipas të dhënave të publikuara sot nga Shëndeti publik i Francës. “Numri i rasteve të konfirmuara në një ditë ka arritur në 10 561, nga 9 406 raste të reja një ditë më parë”, sipas institucionit shëndetësor.
Shkalla e pozitivitetit (përqindja e numrit të personave të testuar pozitivisht në lidhje me numrin e përgjithshëm të njerëzve të testuar) mbetet e qëndrueshme në 5,4%, dhe 17 persona kanë hum bur jetën në spital brenda 24 orëve. Numri i pacientëve që kanë hyrë në reanimacion është rritur, me 417 të sëmurë të rinj të shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, rreth 28 më shumë në 24 orë. Në total, 30 910 persona kanë hum bur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të epidemisë në Francë dhe prej gjashtë muajsh janë kryer 10 milionë testime.