Studimet ushta rake janë një mundësi e mirë edhe për të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar studimet bachelor në çfarëdo dege tjetër. Pas përfundimit të aplikimit, të rinjtë që shprehën dëshirën për të studiuar pranë Akademisë së Forcave të Ar matosura kanë kryer edhe testin fizik, për të nisur tashmë kursin 1 vjeçar të oficerit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa u bën thirrje të rinjve të ndjekin këto studime shprehet: “Forcat e Ar matosura ofrojnë mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë. Krahas mundësive për maturantët që duan të ndjekin studimet në Shkenca Ush tarake dhe atyre që duan të shërbejnë si ushtarë, një mundësi e jashtëzakonshme u ofrohet edhe atyre që i kanë përfunduar tashmë studimet bachelor në çfarëdo degë. Këta të fundit u testuan fizikisht përpara se të nisin Kursin 1-vjeçar të Oficerit dhe të bëhen pjesë e FA”. Këtë vit u ofruan 60 të drejta studimi për Oficer të ri, për të gjithë ata studentë që kanë përfunduar një fakultet tjetër.