Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë. Vizita e tij realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi, shkruan Express.

Njeriu kryesor që po ndërmjetëson në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nesër do të mbërrijë në Kosovë për një vizitë për të parë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell do të vijë në Kosovë edhe me 13 zyrtarë tjerë amerikanë, të cilët do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz.