Shqipëria përballet me Lituaninë nesër mbrëma në kuadër të Nations League. Takimi luhet në Air Albania dhe fillon në orën 20.45. Para këtij 90 minutëshi para mediave ka folur kapiteni Hysaj. Ai e di mirë rëndësinë e kësaj ndeshje, ndaj nuk duhet ulur për asnjë çast përqëndimi, teksa vendosi theksin te skema e kundërshtarit, pasi e ka analizuar atë.

“Është pak e vështirë për rikuperim, pasi kemi pak ndeshje që kemi luajtur. Por po punojmë të jemi gati 100%. kemi parë disa video, ku kemi dalluar që Lituania është ekip që i pëlqen të luajë futboll, të pasojë. Duhet të kemi kujdes nga mbrojtja, sepse luajnë me pasime për sulmuesit.

Është një rol I ri për mua sepse kam luajtur me 4. Por më pëlqen sepse më jep mundësi të luaj përpara dhe të shkoj pranë golit. Karriera ime tani është në lulëzim. Jam 26 vjec dhe kam edhe shumë vite të tjera. Te Napoli jam shumë mirë, s’kam pasur asnjë problem. Shpresoj të rinovoj dhe të qendroj aty për shumë vite. E kam thënë, Napoli është shtëpia ime e dytë. Unë ka filluar të më pëlqejë dhe goli. Shpresoj që nesër të bëj një gol. ”, ka thënë Hysaj.