Interi ka fituar miqësoren e fundit në prag të fillimit të sezonit të ri. Zikaltërit shpartalluan 7-0 ekipin e Pizës.

3 gola u shënuan nga Lautaro dhe një nga Lukaku përsa i përket fazës sulmuese. Golin e gjeti edhe dy herë të tjera Eriksen, ndërsa goli tjetër u shënua nga Galjardini.

Ajo që vlen të theksohet është edhe forma e mirë e Hakimit në krah, që ishte i pakapshëm për kundërshtarët.