Sektorët e energjetikës dhe gazit gjeneruan 90 milionë euro investime të huaja, me një rritje 50% krahasuar me vitin 2019. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet në energjetikë zunë 41% të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare për 3-mujorin e dytë të 2020. Ndërsa gazsjellësi TAP, që është në fazën e ndërtimit të tubacionit nën ujë, ka sjellë pjesën më të madhe të totalit financiar përsa i takon sektorit të gazit.
Gjithashtu në tremujorin e dytë të vitit, edhe sektori financiar regjistroi një rritje të thellë me 22% të investimeve të huaja, duke prekur shifrën e 49 milionë eurove. Ndërsa rritje surprizuese ka në shifrat në industrinë përpunuese.
“18 milionë euro investime të huaja, shënohen në 3 mujorin e dytë të 2020, në sektorin përpunues, ose tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë”, sipas BSH-së. Investimet në industrinë nxjerrëse u rritën në 6 milionë euro, për këtë periudhë.