Gaz Paja feston sot 42-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si të mungonte në këtë ditë kaq speciale, një urim po aq special nga bashkëshortja e tij, Ira. Kjo e fundit ka postuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet përkrah aktorit të humorit dhe i ka bërë një dedikim shumë romantik.
“Gëzuar ditëlindjen zemër! Qofsh gjithmonë i lumtur përkrah meje! Të dua”, shkruan Ira. Mirëpo nuk mungoi dhe një përgjigje nga Gazi, që i bëri të gjithë për të qeshur. “Amin zemër! Mos u lut fare, vërdall do më kesh”, shkroi Gazi si falenderim ndaj Irës.
Dyshja e njohur në qershor të këtij viti festuan 1 vit martesë, pas një dasmë supermadhështore të organizuar në 2019-tën. Më pas në muajin tetor të vitit të kaluar ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vogëlush që e pagëzuan me emrin Dard. Çifti janë treguar shumë të rezervuar gjatë kësaj kohe, duke mos publikuar asnjë foto të portretit të djalit dhe rrallëherë postojnë imazhe të tyre si familje në rrjete sociale.