Para se të tundësh kokën në shenjë mosbesimi me mendimin se ëndrrat nuk kanë ndikim në jetën tënde, ki parasysh se shkencëtarët kanë zbuluar së fundi se ëndrrat ndikojnë edhe në sjelljen tonë gjatë ditës.
Në studimin e publikuar pak kohë më parë në revistën ‘Social Psychological and Personality Science’, një ekip i USA dhe studies britanikë arritën në konkluzionin se ëndrra të veçanta ndikojnë në jetën tonë.
Studimet e kaluara kanë zbuluar gjithashtu se ëndrrat mund të ndikojnë në veprimet tona, si edhe në gjendjen tonë emocionale. Sigurisht, Freud, babai i psikoanalizës pajtohej me mendimin se “ëndrrat janë rruga drejt së pandërgjegjshmes” dhe e tha këtë qysh në shekullin e 19-të.
Po çfarë do të thotë nëse shikon para në ëndërr? Në ëndërr, paratë mund të reflektojnë fuqi dhe pushtet, energji dhe vetëbesim, thotë Kelly Sullivan Walden, themeluese e Dream-Life Coach Training dhe autore e “It’s All In Your Dreams.” Ajo tha se janë plot 2 tipet e ëndrrave me para që njerëzit shohin më shpesh.
Fiton para: është një ëndërr që ka të bëjë me dëshirën, që do të thotë “triumfin” që mund të kesh ndeshur ose mund të ndeshësh në aspekte të ndryshme të jetës. Kjo ndodh atëherë kur ke dëshirë, por edhe fuqi për të tërhequr atë që dëshiron të kesh më shuëm në jetë.
Gjen para: Nëse shikon në ëndërr sikur gjen para në një çantë ose portofol, kjo mund të përfaqësojë një vetëvlerësim dhe aftësi për të vlerësuar aspektet thelbësore të jetës. Nëse paratë që po ëndërroni nuk janë tuajat, atëherë ndoshta po merr një kredi për diçka që dyshon se e meriton.