Të gjithë e kujtoni pamjen e habitur të Presidentit francez Macron kur Edi Rama nga Shqipëria u shfaq me atlete dhe kostum. Në Shqipëri jemi imunizuar me stilin e kryeministrit, por para 4 vjetësh mediat e huaja u morën me atletet e tij. Madje më vonë u mësua, siç e rrëfeu vetë Rama, se i kish premtuar t’i dhuronte një palë të tilla edhe Emmanuel Macron.

Kamala Harris tërheq vëmendjen e mediave me atletet në

Në SHBA, jo Joe Biden, është pak i shkollës se vjetër edhe për atletet, por energjitë dhe vëmendjen po e tërheq Kamala, qoftë edhe me atletet e saj në fushatë.

Kamala Harris tërheq vëmendjen e mediave me atletet në

Kamala Harris thotë “The Guardian” po bën fushatë me ‘sneakers’, duke komentuar se edhe ajo që vesh tregon për ty. Në këtë rast tregon një politikan në veprim, që përqafon ndryshimin.

Kamala Harris tërheq vëmendjen e mediave me atletet në

Megjithatë, Kamala nuk është e para politikane dhe se Edi në Shqipëri i ka veshur që në fushatën e 2017-s kur kërkonte timonin me atlete dhe pantallona të gjera, duke kapur kështu edhe pak stilin e brezit të ri.

Kamala Harris tërheq vëmendjen e mediave me atletet në

Edhe për Edi Ramën ka patur komente për këtë risi në look. Në dhjetor të vitit 2017-s, prestigjiozja Italiane Corriere e shpalli Kryeministrin Rama si personazhin e vitit për stilin e veçantë të veshjes së tij. Gjithsesi një gjë është e sigurt në të gjitha rastet, veshja sportive e politikanëve, transmeton shumë më shumë dinamizëm dhe energji në jetën e tyre politike. (Tiranapost.al)