Kina bëri të ditur se ka hequr ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend që janë jashtë ndërsa kanë vizë dhe leje qëndrimi në Kinë, të cilën e vendosi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19). Ministria e Jashtme dhe Shërbimi Kombëtar i Migracionit në deklaratën e përbashkët njoftuan se personat që posedojnë vizë dhe leje qëndrimi në Kinë për shkak të punës, lidhje personale dhe familjare, duke filluar prej 28 shtatorit do të mund të vijnë në vend.
Në deklaratë thuhet se kohëzgjatja e vizave dhe lejeqëndrimeve që kanë përfunduar do të mund të riaplikojnë ndërsa ata që do të kthehen duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë dhe të respektojnë rregulloret e tjera të kontrollit të epidemisë.
Kina për herë të parë ndalesën e vendosi më 28 mars. Ministria e Jashtme më 10 gusht njoftoi se ka hapur kufijtë për shtetasit e 36 vendeve evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë, ndërsa më 27 gusht për 13 vende të Azi-Paqësor, përfshirë Japoninë. Me rregulloren e re të gjithë shtetasit e huaj do të mund të hyjnë në vend.