Kryeministri Edi Rama ka zbardhur sot bisedat e tij me homologun grek Kirjakos Micotaqis. Duke këmbëngulur se për detin nuk ka asnjë marrëveshje apo negociatë me vendin fqinj, ai tha:
“Unë me kryeministrin Micotaqis kam folur dy herë. Ai me shumë mirësi më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur çfarë duhet të bëj unë kur ra tërmeti. Dhe menjëherë ka sjellur trupat e emergjencës. Dhe së dyti për situatën me Covid-19. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek dhe ndonjë takim i shkurtër në këmbë ku nuk kemi folur asnjë sekond për detin”.