Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për t’i kthyer sytë nga vetja. Për shembull, rrathët e zinj poshtë syve tregojnë pagjumësi. Sipas “The Sun”, edhe thonjtë mund të tregojnë disa probleme themelore shëndetësore. Fiona Tuck, tha se shenja të ndryshme tek thonjtë mund të tregojnë se çfarë po ndodh brenda trupit tonë.
Por, për çfarë shenjash duhet të merakoseni?
Njollat e bardha.
Shumë prej nesh besojnë se njollat e bardha janë shenjë e mungesës së kalciumit, por ky mund të jetë shkaku i shumë problemeve të tjera. Fiona tha: “Këto duken si njolla ose vija të bardha tek thonjtë. Por nëse i vini re tek të gjithë thonjtë, kjo mund të jetë një shenjë e nivelit të ulët të zinkut ose kalciumit”. Sipas saj, njollat e bardha në të vërtetë shkaktohen nga flluska të vogla ajri që bllokohen midis qelizave të thonjve. “Nëse vuani, shanset janë që e keni të trashëguar, por mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, të tillë si ushqimi i keq apo nga thonjtë me xhel.”
Thonjtë e zbehtë ose ngjyrë blu.
Në muajt e ftohtë të dimrit thonjtë mund të bëhen ngjyrë blu, nëse keni harruar të merrni dorashkat. Por Fiona tha se kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e mungesës së herkurit. Ajo tha se thonjtë që janë të zbehtë ose blu mund të nënkuptojnë se gj aku po lu fton për të qarkulluar në trup. Mungesa e hekurit në gjak mund të çojë në gjendje të tilla si anemia dhe mund të rregullohet duke marrë suplemente.
Thonjtë me gropa ose të verdha.
Njerëzit që pinë duhan shumë mund të kenë thonj të verdhë. Thonjtë me “gropa” dhe të verdhë mund të jenë gjithashtu një shenjë e artritit. Sëmundja e mushkërive dhe artriti reumatoid mund të shkaktojnë thonj të verdhë gjithashtu.
Vija të errëta ose shenja të zeza tek thonjtë.
Nëse vini re një shenjë të errët që shfaqet papritur në thonjtë tuaj, është koha të shkoni tek një mjek. Kjo vijë e errët mund të jetë melanoma, lloji më serioz i kancerit të lëkurës. Jo çdo njollë e zezë është një melanomë, por është gjithmonë mirë që një dermatolog ta kontrollojë atë. Nëse e lini të rritet, do të jetë më e vështirë të trajtohet.