Një paketë e plotë me lehtësi fiskale po zbatohet nga qeveria shqiptare për të mbështetur biznesin në situatën e krijuar pas dy goditjesh asaj të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Që në fillim të vitit Ministria e Financave dhe Ekonomisë, lehtësoi biznesin duke u njohur si shpenzime të zbritshme të gjitha shpenzimet që lidheshin me dëmet apo akomodimet e punonjësve të tyre.
Një tjetër lehtësi ishte ajo për pezullimin e taksës së pronës, si dhe pezullimi, shtyrja e detyrimeve tatimore apo heqja e gjobave që ishin të lidhura me deklarimet e vonuara. Po ashtu për të mbështetur procesin e Rindërtimit pas tërmetit, u përjashtuan nga TVSH-ja ndërtuesit dhe kontraktorët si dhe u përjashtuan nga taksa e ndikimit në infrastrukturë individët dhe bizneset
Këto lehtësi fiskale plotësojnë të gjithë paketën e mbështetjes për vitin buxhetor 2020 dhe më tej edhe për vitin 2021, jo vetëm në aspektin e shpenzimeve kapitale, por njëkohësisht dhe në ekonomi dhe rritjen e saj të parashikuar në vijmësi.