Nëse i besoni astrologjisë, duhet ta dini që sipas ekspertëve, çdo shenjë ka karakteristika të veçanta në personalitetin e vet. Dhe sot do të flasim për burrat që spikasin në Zodiak për qetësinë e maturinë e tyre.

Sipas ekspertëve të Astrologjisë, janë 4 shenjat e burrave absolutisht më të qetë. Në vend të katërt gjejmë shenjën e Bricjapit. Bricjapi është një shenjë racionale që nuk i do udhëtimet me mendje, parashikimet dhe paranojat. Po flasim për një shenjë me këmbë në tokë, që është racional dhe i përgjegjshëm për jetën e tij.

Medalja e bronzit i shkon Shigjetarit. Burrat e Shigjetarit kanë një karakter optimist dhe pozitiv duke ruajtur qetësinë edhe në situatat më të vështira. Është shumë e vështirë t’i sosësh durimin një burri të kësaj shenje zodiakale.

Vendi i dytë i takon shenjës së Peshqve. Burrat e kësaj shenje janë burra romantikë, burra me shumë ideale dhe një sens të jashtëzakonshëm drejtësie. Është shumë e vështirë të shohësh një burrë të kësaj shenje të nxehur ose agresiv, sepse bëhet fjalë për karakteristika që nuk bëjnë pjesë në personalitetin e tyre.

Por kush e fiton medaljen e arit si burri më i qetë i Zodiakut? Vendi i parë i takon Ujorit. Burri i Ujorit vazhdon rrugën e vet edhe nëse rreth tij po bëhet një luftë e madhe. Pra, nëse keni arritur të nxehni një burrë të kësaj shenje duhet të keni bërë diçka të jashtëzakonshme!