Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes nje postimi në facebook ka ndarë lajmin e mirë që një i ri ja ka dalë të fitojë betejën me Covid19 pas 8 javës në terapi intensive. “Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë COVID19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi”, shkruan Manastirliu.

Postimi i Ministres Manastirliu: Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë COVID19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi.Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.