Paqja dhe bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët në Ballkan. Kështu ka deklaruar përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani edhe të presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta bërë të pamundur! Por ja që kjo ditë erdhi! Erdhi jo si një mrekulli por si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë, se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit! Faleminderit miqve tanë amerikanë! Përgëzime kryeministrit Hoti e urime gjithë shqiptarëve të Kosovës! “, shkruan ministrja Xhaçka. Ajto shton se “sot u hodh një hap i madh dhe sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund!”.
Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta…
Gepostet von Olta Xhacka am Freitag, 4. September 2020