Javi Martinez është një prej lojtarëve që largohet nga kampionët e Bundesligës ashtu si Ivan Perisic, Thiago Alcantara dhe Philippe Coutinho. Mesfushori spanjoll, që më së shumti ka bërë mbrojtësin me bavarezët, nuk është në planet e trajnerit Hansi Flick.

Destinacioni i radhës do të jetë ekipi i tij i zemrës, Athletic Bilbao, që pranoi pranoi të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit. Martinez largohet kështu nga Bayerni pas 9 sezonesh, ku luajti 238 takime, shënoi 13 herë dhe arriti rekordin personal me 18 asiste.