Ministria e Mbrojtjes njofton se efektivë të Forcave të Armatosura janë në angazhim të plotë për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

“60 efektivë të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse i janë bashkuar mëngjesin e sotëm efektivëve të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Priskë. Zjarri eshte i shperndare ne vatra të vogla ne nje terren me shkurre jo shume te larta. Nuk paraqitet rrezik për banesa apo popullatë”, njoton Ministria e Mbrojtjes.