Nga një i larguar i sigurt, e ardhmja e Luka Jovic ndryshon 180 gradë. Real Madrid nuk ka ndërmend të largoj sulmuesin serb, të paktën jo në këtë sesion të merkatos. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, palët, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit, kanë zhvilluar një takim ndërmjet tyre ku Jovic i është bërë e qartë vendimi i stafit drejtues, dëshirojnë ta mbajnë në skuadër duke i dhënë në këtë mënyrë një shans të dytë për të fituar një vend në formacion.
Jovic
Luka Jovic ishte një nga objektivat kryesor të Milan dhe jo vetëm në këtë merkato vere por me sa duket Real Madrid beson ende tek ky lojtar.