Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është rikonstrukturuar gjithashtu dhe është kryer dhe sistemimi i rrjetit kompjuterik të brendshëm të kësaj drejtorie, e cila ka pësuar një ndryshim rrënjësor si nata me ditën. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ka publikuar një video të godinës së ristrukturuar ku thekson se investimi ishte i domosdoshëm, ndërsa shton se ndryshimi është si nata me ditën.

“A e dini se në çfarë mjedisesh punohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve? Falë një investimi të domosdoshëm, kemi kryer me sukses rikonstruksionin e godinës, rindërtimin dhe sistemimin e rrjetit kompjuterik të brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”,- thekson Gjonaj.

“Kemi ndryshuar situatën si nata me ditën dhe punojmë çdo ditë për të përmbushur çdo synim që i kemi vënë vetes”,- përfundon Gjonaj. Më herët Ministrja e Drejtësisë publikoi dhe investimin e kryer në zyrën e arkivave dhe rrjetit kompjuterik në Ministrinë e Drejtësisë.