Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera. “Ne per kete takim kemi rene dakord qe të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.

E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog. “Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve”, ka thënë Hoti. “Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, shtoi Hoti.