Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka kushtuar një tjetër postim në Twitter krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke falenderuar Presidentin dhe Kreun e Kuvendit, kryediplomatja ka një apel edhe për juristët shqiptarë.

“Falenderoj Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit. Le të ecim përpara që të kemi drejtësi”.