Papa Françesku ka dalë sot të takohet me një numër të kufizuar besimtarësh në sheshin San Damaso në Vatikan në meshën e dytë që prej izolimit të pandemisë.

83 vjeçari hoqi maskën dhe preku me dorë të rinj e të vjetër duke u thënë atyre se me dashurinë e Zotit koronavirusi do të mundet.

Kryeprifti bisedoi e buzëqeshi me të mbledhurit dhe u tha se bota do të dalë e përmirësuar nga koronavirusi “nëse ne të gjithë e kërkojmë të mirën së bashku”.

Ai iu referua gjithashtu ‘interesave të njëanshme të po lindin’ për të cilat tha se kërkojnë në mënyrë egoiste të përfitojnë nga kriza.

Prandaj prifti argjentinas tha se ishte e detyrueshme që kristianët ta duan armikun e tyre, sado që është e vështirë por është “një art që mund të mësohet dhe përmirësohet”.

“Një virus që nuk njeh barriera, kufij kulturorë apo politikë, duhet të përballet me një dashuri pa barriera, kufij apo dallime. Me ndihmën e Zotit ne do ta shërojmë botën, nëse përpiqemi së bashku për të mirën e përbashkët. Me anë të gjesteve tona, edhe ato më të përulurat, diçka nga imazhi i Zotit do të bëhet e dukshme, sepse Zoti është Trinitia e dashurisë”, tha Papa.

Audiencat e përjavshme të Papës rinisën javën që shkoi që prej mbylljes në muajin mars.

Vizitorëve iu kontrollua temperatura para hyrjes në Vatikan dhe thuajse e gjithë audienca prej rreth 500 vetësh, mbanin maska. Publiku ishte ulur në karrige që siguronin distancimin social. Në disa raste besimtarët u grumbulluan nga afër për të takuar kryepriftin.