Parada retro e mjeteve të koleksionit historik shqiptar së bashku me punishten e targave suvenir, startoi në qytetin bregdetar të Vlorës në ritmet JAZZ & SWING.
Koleksioni i përzgjedhur i makinave shumëngjyrëshe dhe modele nga më të hershmet dhe antiket sollën një spektakël plot dashuri për artin e të bukurën si një surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin e Vlorës, këtë messhtatori.
Ky event nën logon “Një pasion që jeton mes kujtimeve për t’u soditur duke respektuar protokollet e distancës”, është një organizim në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.