Ditën e diel do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut. Lokalisht në këto zona reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-15m/s. Hera herës era me shpejtësi intensive deri në 20-25m/s përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.
Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.