Ditën e djeshme portali i financuar nga familja Berisha, Syri.net publikoi një lajm të rremë ku thoshte se një zonjë e quajtur Elisabeta Kyçyku kishte përgënjeshtruar Kryeministrin për foton postuar në lidhje me bonusin e bebes, duke pretenduar se kjo e fundit është personi në foto. Pas lajmit t rremë, Lexo.al kontaktoi me zonjën e vërtetë në foto i cila quhet Enirjeta Zisi e cila hodhi poshtë gjithë propagandën e portalit në fjalë dhe deklaroi se ka marrë çfarë i takonte dhe është mjaft e kënaqur me shërbimet.

Nëna e re i mbyll gojën portalit të Xenit: Nuk jam unë ajo që pretendoni! I jam falenderuese mjekëve dhe kam marrë gjithçka me takon

Mirëpo pasi portali i familjes Berisha Syri.net e ka fshirë lajmin e rremë, gabimin e portalit në fjalë e ka bërë ditën e sotme zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e cila pas asnjë përgjegjshmëri vërtetësie shkruan: Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vd es propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar! Përgjigjia e saj flet vetë! Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë. Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti. Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes. Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t’u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë.

Partia Demokratike nuk njeh limite kur vjen puna te propaganda edhe kur bëhet fjalë për një nënë të re dhe një foshnjë të sapolindur. Lexo.al/