Nga Eduard Prodani/

Shqiperia nuk ka lige futbolli profesionist. Levizja per bojkotimin e kampionatit, me pretekstin e plotesimit te 4 kerkesave eshte thjesht nje manover e drejtuesve te FSHF e mbuluar si nje kerkese e 10 klubeve te kategorise superiore. Kjo eshte e dukshme dhe lehtesisht e argumentueshme. Ajo qe perpiqen ta klasifikojne si “lige” ne rastin me te mire mund te jete nje sindikate por qe duhet regjistruar si e tille. Si gjithmone edhe tani futbolli po manovrohet ne funksion te interesave politiko/elektorale. Veçse kohet e fundit vihet re se po perpiqen te perfshijne ne loje dhe sindikata apo para-sindikata qe natyrisht perdoren per t’i dhene ngjyrim vendimi kolektiv veprimeve qe çojne uje gjithmone ne te njejtet mullinj.

Po a jane te drejta kerkesat qe parashtrohen? Ne nje veshtrim te shpejte po. Pergjithesisht ato jane teknika legjislativo-fiskale te njohura qe perdoren per te bere te mundur terheqjen e financimeve ne futbollin profesionist si dhe per ta bere ate nje biznes me atraktiv. Por ato mund te perdoren edhe per te promovuar zhvillimin e infrastruktures ne futbollin e femijeve dhe per te promovuar levizjen amatore/olimpike. Natyrisht qe lloji dhe proporcionet ne te cilat ato aplikohen jane ne funksion te specifikave te ekonomise se cdo vendi, specifikave te levizjes sportive ne ate vend, te politikave qeveritare per sportin, etj. Po ç’eshte e gabuar me çka po ndodh?Se pari, koha. Te shtrosh ne prag te nje fushate elektorale çeshtje futbolli qe mund dhe duhet te ishin trajtuar intensivisht ne te pakten 20 vitet fundit natyrisht qe nuk mund t’i shpetoje vleresimeve dhe etiketimeve si levizje politikisht e impikuar me njeren apo tjetren pale. E keqja e madhe e kesaj eshte se e deligjitimon dhe e fut ate ne listen e çeshtjeve qe ne menyre rutine ngrihen dhe lihen menjane ne momente te caktuara politike per t’ja lene trajtimin serioz gjithmone nje te ardhmeje qe s’dihet se kur do te vije. Dhe kjo e demton shume futbollin.

Se dyti, njerezit. Te drejtosh nje kerkese ultimative per perfitime fiskale ne funksion te nje te mire publike duhet me pare te jesh siguruar qe personat e ngarkuar per t’a bere kete ne publik te mos jene ne asnje rast te implikueshem me konflikte te mundshme interesi privat dhe aqe me keq perftimi nga pushteti qe i jepet. Ne rrethana dhe vende te tjera edhe mund te jete situate e kalueshme por jo ne Shqiperine e varfer dhe te abuzuar kaq shume. Aqe me teper kur tashme kemi zhvilluar ne perfeksion kulturen qe te mos merremi ne asnje moment me analizen e asaj qe thote nje individ por me kush eshte ai dhe c’mendojme ne per ate individ. Dhe kjo e kompromenton futbollin.Se treti, legjitimiteti. Te kerkosh qe ekonomia dhe shoqeria te beje nje sakrifice financiare (aqe me teper ne kohe shume te paqarta) per nje grup sipermarresish duhet qe me pare t’i kesh bindur te gjithe se ky grup me profesionalizmin, angazhimin financiar dhe integritetin ka bere maksimumin e mundshem dhe ka ezauruar tere burimet mundeshme per zhvillimin e atij sektori. Natyrisht qe eshte shume e veshire t’a bindesh publikun qe futbolli shqiptar qeveriset me cilesi dhe integritet, se vizioni dhe puna e drejtuesve ka bere qe te hidhen bazat per rritje sasiore dhe cilesore te futbollit, se mungesa e njerezve ne stadiume vjen per faj te vete njerezve, se ne te vertete nuk ka trukime ndeshjes, se fondet e perfituara nga FIFA/UEFA jane perdorur me efikasitetin maksimal, etj, etj. Dhe kjo krijon pesimizem per futbollin.

Ndonese trajtuar shume shkurt, keto me siper po dhe te tjera me bejne te besoj se bojkoti i shpallur kaq papritur nga “liga” ndoshta mund edhe te arrije te sjelle te mira per ndokend po sigurisht jo per futbollin dhe per ata qe e duan me pasion kete loje.Po qeveria? Fajtoret kryesore per situaten e futbollit sot ne fakt jane qeverite. Jo se nuk kane dhene para per futbollin. Por sepse sepse kane lejuar situaten qe futbolli te bjere ne duart e kujtdo qe i ka rene rruga andej, qe ka patur nevoje te promovoje pozicionin e tij shoqeror, qe ka dashur te pervetesoje asete publike, qe ka ditur te trukoje ndeshje, qe ka dashur ta vere ne funksion te perfitimeve elektorale, etj etj.Sado qe kjo gjendje mbartet prej 25-30 vitesh dhe duket sikur tashme eshte kalçifikuar nuk eshte kurre vone. Kesaj situate mund t’i jepet fund shume kollaj. Qeveria ka sovranitet mbi futbollin ashtu si dhe per çdo sektor tjeter te veprimtarise ekonomiko-shoqerore.

Politika komode se futbolli mund te lihet te zhvillohet nga iniciativa private nuk funksionon. Futbolli ne Shqiperi nuk mund te jete biznes si tregetia, ndertimi, arsimi, e te tjere si keto se paku ne 10-15 vitet e ardheshme. Futbolli ne Shqiperi duhet trajtuar dhe rregulluar si nje biznes social sepse te tille e ka natyren e tij te vertete dhe keshtu mund te vihet ne rrugen e zhvillimit ne kete vend. Shqiperia e ka nje ligj per biznesin social dhe nuk ka pse te mos adoptoje dicka te pershtateshme edhe per futbollin.E thene ndryshe futbolli ka nevoje per reforme qe nuk zgjidhet dot me nje apo dy akte burokratike qofshin keto edhe ligje te mbushura me paragrafe standarte te kopjuara poshte e lart. Futbolli ka nevoje per vullnet politik reformator, larg plagjiaturave. Natyrisht qe kjo kerkon energji njerezore dhe materiale jo te vogla. Po per nje futboll te vertete ja vlen te sakrifikosh. Ka ardhur koha qe dikush duhet te projektoje rilindjen sportive te Shqiperise.