Kuvendi ka miratuar Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e KQZ-së së re. Konkretisht 95 deputetë kanë votuar pro teksa 3 të tjera kundër kurse 5 deputetë votuan abstenim. Kështu KQZ ka edhe 1 muaj kohë të riformatohet dhe për të filluar punën për zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave është si më poshtë:

a) Nga grupi parlamentar i shumicës parlamentare caktohen: 1. Damian Gjiknuri Kryetar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste) 2. Alket Hyseni Anëtar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste) 3. Adnor Shameti Anëtar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste) b) Nga grupet parlamentare të pakicës parlamentare caktohen: 1. Myslim Murrizi Anëtar (Grupi parlamentar “Demokrat”) 2. Edmond Stojku Anëtar (Grupi parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”)

NJOFTIMI NGA KUVENDI: Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe për Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve” REZULTATI I VOTIMIT VOTIMI PRO KUNDËR ABSTENIM 95 5 3 MIRATOHET