Juventusi i Andrea Pirlos zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën U-23 dhe fitoi me rezultatin 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Marko Pjaca, i cili luajti nën drejtimin e trajnerit të ri. Numri një i stolit luajti me një 4-3-3. Ai përdori Cuadradon si mbrojtës të djathtë duke i dhënë më shumë liri në sulm. Melo luajti në vendin e Miralem Pjanicit.
Aaron Ramsey, Douglas Costa dhe Weston McKennie plotësuan sulmin. Pjaca mund të luajë shansin e tij në këtë rikthim, ndërsa Higuain dhe Sami Khedira nuk ishin grumbulluar.