Polonia njoftoi një rritje rekord në rasteve të koronavirusit pasi infeksionet e reja arritën 1 136 në 24 orët e fundit, një nivel që nuk është parë në vend që nga fillimi i shpërthimit.

Rritja më e lartë ishte në Poloninë e Epërme, ku janë zbuluar 183 raste. Mbi 100 raste të reja janë regjistruar në Mazovia (149), Pomerania (143) dhe Silezinë e Epërme (110).

Rekordi i mëparshëm njëditor i Polonisë ishte 1 002 raste të reja, i regjistruar të shtunën e kaluar. Polonia ka regjistruar deri më tani 82 809 raste të infektimeve dhe numri i të vd ek urv e ka arritur në 2 369 persona.