Lojtarët do të duhet t’i nënshtrohen tamponit vetëm 48 orë para ndeshjeve dhe jo më gjatë javës. Vendimi u komunikua nga Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora. Propozimi i bërë nga ministri në fjalë ështeëdiskutuar nga CTS në ditët e fundit dhe më në fund u miratua. Kjo masë u mor për të zvogëluar numrin e tamponëve, që do të përdoren në nivelin kombëtar.
Ky është njoftimi i Spadafora, i mbërritur në një status zyrtar: Sapo i kam komunikuar presidentit Gravina faktin se Komiteti Teknik-Shkencor, të cilin e falënderoj, ka vlerësuar pozitivisht propozimin tonë për uljen e numrit të tamponëve, madje edhe përtej kërkesës së FIGC. Nga sot, në fakt, siç është parashikuar tashmë për garat ndërkombëtare, lojtarët do të duhet t’i nënshtrohen një tamponi vetëm 48 orë para ndeshjeve.