Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj gjatë vizitës në Kavajë kanë inspektuar punimet edhe në kantierin e ri ku po ndërtohen 7 pallate e 300 apartamente.
“Në kantierin e madh të Rindërtimit, ku do të ndërtohet kompleksi që përbehet nga 7 pallate banimi me 300 apartamente e do të ngrihen 100 njësi shërbimi nga themelet me standardet më të larta dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, nga rrjeti rrugor, rrjetet inxhinierike të furnizimit dhe çdo detaj tjetër për zonën e re zhvillimore pas tërmetit të 26 nëntorit 2019”, tha Rama.