Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Kruja se do gjejmë një zgjidhje që të gjitha shtëpitë që janë kthyer ose kthehen në bujtina apo strukturë mikpritëse në zona historike të kenë një legjislacion të veçantë fiskal.

Rama inspektoi sot nisjen e ndërhyrjeve shpëtuese dhe restaurimin e Kalasë së Krujës pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri theksoi se paketa e shpëtimit të monumenteve të dëmtuara, e cila financohet nga Bashkimi Europian dhe donatorë të përveçëm, do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore, për t’i bërë ato më të vizitueshme dhe më të qëndrueshme edhe financiarisht.

Lidhur me mbështetjen fiskale për shtëpitë që janë kthyer ose kthehen në bujtina apo strukturë mikpritëse në zona historike, Rama tha se tani ne e hoqëm tatim fitimin për biznesin e vogël komplet jemi faktikisht vendi që s’ka tatim fitimi për biznesin e vogël. Po ashtu të njëjtën gjë kemi bërë edhe për TVSH që është gjë jashtëzakonshme nga pikëpamja e sforcos tonë dhe nga pikëpamja e hapësirës që u jep këtyre bizneseve të vogla.

Besoj ka hapësirë për ti ndihmuar edhe këta të zonave historike për ta nxitur këtë proces. Tani procesi ka filluar e shikoj kudo. Agroturizmi po zhvillohet , nuk kishim deri para 5-6 viteve një agroturizëm, tani po zhvillohet në zonat historike po zhvillohen dhe në pikat që kemi ndërhyrë po zhvillohet, është e gjitha ekonomi, – nënvizoi Rama.

Por, vijoi Kryeministri, një nxitje me shumë do t’ua japim që të kapim një kohë më të shpejtë. Këtu duhet një bashkëpunim bashkia dhe ministria për të organizuar një plan të përbashkët të ndërveprimit në raport me njerëzit, pasi ministria vjen tek objektet, bashkia te njerëzit. Kur ne kemi filluar transformimin në Gjirokastër ishin nja 4-5 në gjendje të vështirë sot janë dhjetëra e dhjetar e po vazhdojnë të hapen kjo po e mbron Gjirokastrën nga pikëpamja fizike dhe përbën ekonomi, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se me Krujën me dy ndërhyrjet e mëdha që kemi në Fushë Krujë dhe Krujë ku do bëjmë sistemin e njerëzve në shtëpi plus shkollat kemi mundësinë ti japim një shtysë tjetër.

Të thonë çfarë të duan, ta thonë si të duan, ta thotë kush të dojë, por krahasuar me 5-6 vjet përpara Kruja është qytet tjetër. I njëjti nga larg por kur vjen është qytet tjetër të tjerat janë përralla. Vendosja e ujit të pijshëm në Krujë 24 orë edhe Fushë Krujë por sidomos në Krujë flas në aspektin e suportit për turizmin, edhe për turizmin do jetë një vlerë e shtuar, – tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se paketa e shpëtimit të monumenteve të dëmtuara, e cila financohet nga Bashkimi Europian dhe donatorë të përveçëm, do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore, për t’i bërë ato më të vizitueshme dhe më të qëndrueshme edhe financiarisht. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke folur për punën e bërë në kala tha se gjatë muajve të pandemisë duke qenë se edhe vizitorët kanë qenë të paktë jemi marrë me pastrimin të vegjetacionit. Ndërsa në pjesën e brendshme shumë shpejt do të kemi një hapësirë të re që mund të jetë infopoint. Në muajt pandemisë bëmë një marrëveshje me bashkinë e Krujës ku Ministria e Kulturës dhuroi një numër të madh biletash falas njësive akomoduese. Kjo ka pasur impakt pozitiv dhe numër të shtuar të vizitorëve shqiptarë sidomos të rinjtë, – shtoi Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se Kruja pas procest të rindërtimit do të fillojë të flaës me një tjetër vision atë të rijetëzimit. Kemi hartuar disa paketa projektesh që nuk ndalen vetëm në restaurimin e monumenteve por duke identifikuar ato objekte, ato hapësira, ato lloj shërbime, që do sjellin më shumë vizitorë. Duke folur për Teqenë, Margariti tha se ajo ishte një nga monumentet më të rrezikuara pas tërmetit kemi hartuat projektet e pajantimit. Projekti u hartua në kohë rekord. Punimet janë realizuar përmes fondit të Prince Klaus, është bashkëpunim shumë i mirë i institucioneve shtetërore me donatorët e huaj që janë përgjigjur edhe pas konferencës së Brukselit me ndihma konkrete.