
Interi ka vendosur për të ardhmen e mesfushorit Radja Nainggolan. Lojtari belg duket se do të mbetet në San Siro dhe Antonio Conte do ta ketë pjesë të grupit për sezonin e ri, të paktën diçka të tillë e konfirmon presidenti i Cagliarit, Giulini. Ai tha për Sky Sport se nuk do të rikthejnë mesfushorin, pasi zikaltrit duan ta mbajnë në skuadër. Nainggolan? E pamundur për ne që ta rikthejmë mbrapsht.Kisha një takim me drejtuesit e Interit dhe ata duan të mbajnë Nainggolanin, tha ai. Gazetari Fabrizio Romano hedh poshtë dhe opsionin e huazimit të tij drejt një klubi tjetër.