Morata synon një rikthim mbresëlënës në Torino, qytet ku ai ndoshta ka jetuar sezonet më të mira të karrierës së tij. Duke treguar se sa i lumtur është që rikthehet në Torino, Morata foli edhe për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, me të cilin do të ndajë shumë fushën këtë edicion, ashtu siç kanë bërë për disa vite te Reali.
“E njoh mjaft mirë Cristianon. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të, ai më tha se është i lumtur që jam këtu. Kemi folur me njëri-tjetrin edhe kur nuk ishim shokë skuadre”, u shpreh ai.