Ministri Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishte në inspektim të punimeve në zonën e Laçit ku qeveria turke do të ndërtojë 524 apartamente. Ai u shpreh gjysma e ndërtimit do të përfundojë në muajin mars të vitit të ardhshëm ndërsa zona 2 e ndërtimit do të përfundojë pak muaj pas të parës.
“Jemi në zonën e Laçit ku qeveria turke po ndërton 524 apartamente. Jemi në një fazë të avancuar të punimeve. Këtu kompania ka hyrë thellë në themele dhe për shkak të gjeologjisë së tokës do të hyjnë thellë 2000 pilota për të siguruar bazamentin. Cilësia dhe shpejtësia e punimeve është për tu marrë shembull. Garantoj qytetarët e Laçit që në emër të qeverisë në mars një nga sitet do të jetë gati, ndërsa sajti tjetër do të jetë gati 3-4 muaj pas të parit” – tha Ahmetaj.