360 nxënës të shkollës “Kajo Karafili” në Maminas dhe 307 nxënës të gjimnazit “16 Shtatori”, në qytetin e Shijakut, do të studiojnë shumë shpejt në një mjedis të ri, që nuk do të ketë të krahasuar me shkollat që humbën nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë 26 nëntorin e vitit që lamë pas. Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana deklaroi sot se ritmi i punimeve në të dy shkollat është i lartë dhe ne jemi në afatin e duhur që të mund të përmbushim premtimin që u kemi dhënë nxënësve dhe mësuesve të këtyre shkollave për t’i rindërtuar ato deri më 26 nëntor.
“Këtë 26 nëntor fëmijët do të kenë mundësi të frekuentojnë mësimin në shkollat e reja”, deklaroi Arbana. Kreu i bashkisë bëri të ditur po ashtu se për ndërtimin e godinave arsimore po punohet me standarde të Bashkimit Europian. “Në të gjitha kantieret e rindërtimit punimet po vijojnë me ritme të larta dhe i gjithë Shijaku po rindërtohet”, tha më tej Arbana.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË ? BASHKËMe Eltonin, Kryetarin e Bashkisë Shijak, aty ku po vijojnë pa ndërprerje punimet për rindërtimin e godinave arsimore me standarde të Bashkimit Europian.? Plot 360 nxënës të shkollës “Kajo Karafili” në Maminas dhe 307 nxënës të gjimnazit “16 shtatori”, në qytetin e Shijakut, do të studiojnë shumë shpejt në një mjedis të ri që nuk do të ketë të krahasuar me shkollat që humbën ?
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 17. September 2020