Rrëzimi i statujave të Konfederatës gjatë protestave mbarëkombëtare kundër padrejtësisë racore solli një vëmendje të re për rëndësinë e monumenteve publike të SHBA, shumë pak prej te cilave u bënë nga skulptorët me ngjyrë. Bazamentet boshe kanë nxitur debatin se kush dhe çfarë duhet të zëvendësojë statujat e rrëzuara. Skulptorët dhe historianët me ngjyrë shpresojnë që kjo hapësirë t’u japë komuniteteve në të gjithë vendin një shans për të nderuar heronjtë e harruar afro-amerikanë. Krijimi i këtyre trupave për ta do të thotë njohja e historisë. Forca e tyre, lufta për respekt, barazi e përfshirje në të gjitha institucionet e vendit. Për mua është e rëndësishme të derdh në bronz këta trupa me ngjyrë. Njerëzit mund të vijnë këtij qëllimisht, ose aksidentalisht, mund të ulen e të mendojnë kush jemi ne si popull. Të reflektojnë sa të fortë jemi. Jemi akoma këtu, duke luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri sa të na respektojnë, tregon skulptorja Dana King.
Në shtator, King do të zbulojë skulpturën e saj publike të William Lanson, një njeri me ngjyre me pare skllav që punoi për të zgjatur skelën e “Long Wharf” të Nju Hevën, duke e bërë portin e KonEktikatit konkurrues me Nju Jorkun. Një biznesmen i suksesshëm i cili gjithashtu ndërtoi shtëpi dhe hotele për njerëzit me ngjyrë të çliruar dhe të robëruar, Lanson u zgjodh të përfaqësonte komunitetin e tij në Nju Hevën në atëkohë, duke shërbyer si një guvernator “de facto” dhe si një kanal komunikimi midis komuniteteve me ngjyrë dhe të bardhëve.
William Lanson ishte Mbreti Lanson, guvernatori, guvernatori me ngjyrë për pesë vjet. Ka kaq shumë njerëz që as nuk e dinë atë histori. Dhe kur të bëhet skulptura ai do të jetë në këmbë ku do të qëndrojë para Universitetit Yale. Domethënës për qytetin, për banorët e Nju Hevën por edhe për arsimin e studentëve të Universitetit, atyre të shkollave fillore, 9-vjeçare dhe të mesme. Është një portë hyrjeje. Besoj se skulptura është një hyrje për njerëzit të mësojnë më shumë rreth historisë së tyre. Dhe qëllimi i punës time është që kjo histori e njerëzve me ngjyrë të bëhet pjesë e historisë amerikane, thotë King. Ai më vonë humbi pronat e tij pas sulmeve te shumta nga autoritetet dhe vdiq në varfëri, sipas raportimeve të shumta.
Nga më shumë se 5000 skulptura publike në natyrë të regjistruara në Katalogun e Inventarëve të Muzeut të Artit Amerikan Smithsonian, më pak se 25% e afërsisht 700 punimeve në kategorinë Etno-Afrikano-Amerikane u bënë nga skulptorë me ngjyrë. Në mënyrë të ngjashme, më pak se gjysma e 75 veprave të SHBA-së të përfshira në Monumentet bashkëkohore të së kaluarës së skllevërve, një faqe në internet i drejtuar nga profesori Renee Ater i Universitetit të Merilendit, u krijuan nga skulptorët me ngjyrë. King aktualisht po punon për një statujë të bashkëthemeluesit të Partisë Black Panther – Pantera e Zezë. Huey P. Neëton që do të zbulohet në Oaklandvitin e ardhshëm.
Huey ishte një njeri që punonte për të tjerët. Ai donte të ngrinte lart njerëzit me ngjyrë… Sot, nuk dihet asgjë për Panthers dhe ka shumë dezinformata për ata. Skulptura mund të ndihmojë në edukim. Qëllimi im është që njerëzit të shohin Huey dhe nëse ata nuk dinë asgjë për Panterat e Zeza, ta mësojnë. Do të mësojnë se Panterat e Zeza ndërtuan komunitetin në brendësi dhe se I shërbyen komunitetit, thotë King. Një tjetër skulptor, Branly Cadet, ka punuar gjithashtu për të përmirësuar përfaqësimin në skulpturën figurative. Statujat e kongresmenit të Nju Jorkut, Adam Clayton Poëell Jr, i cili luftoi për paga të barabartë dhe yllit të atletikës, Jackie Robinson, i cili theu barrierën për njerëzit me ngjyrë në Major League Baseball, qëndrojnë përkatësisht në Harlem dhe në Dodger Stadium në Los Anxhelosit. Ka aq shumë skulptorë të pabesueshëm me ngjyrë dhe megjithatë shumë nga punët që janë krijuar për komunitetin tonë janë bërë nga të bardhët. Ky është një problem. Padyshim aftësia është e rëndësishme por po kështu edhe kujtesa. Nuk mjafton të kesh një qëllim në punën që po krijon. Mendoj se e rëndësishme është të sjellësh kujtesën tënde. Dhe kujtesa jonë nuk ka shërbyer pasi skulpturat tona janë bërë nga të bardhët. Mua do të më pëlqente të shihja këtë ndryshim.
U desh më shumë se një dekdë vonesash dhe debatesh që në Savanah të Xheorxhias, popullësia e së cilës është 50% me ngjyrë, të zbulohej në vitin 2002 statuja e parë që njeh historinë e saj si një port i madh skllevërish. Mosmarrëveshjet u ndezën rreth mbishkrimit grafik të memorialit për tmerret e anijeve me skllevër, si dhe për skulptorin e zgjedhur, një profesor i bardhë nga kolegji prestigjioz i Artit dhe Dizajnit Savanah. Vrasja e George Floyd, një njeri me ngjyrë që vdiq në Mineapolis në maj pasi një oficeri bardhë policie vuri gjurin në qafën e tij për gati nëntë minuta, ka shtuar përpjekjet në një lëvizje disavjeçare për të hequr monumentet e Konfederatës dhe statujat e tjera publike, por kritikët promovojnë epërsinë e bardhë dhe dhunën racore. Në të gjithë vendin, gati 800 monumente të Konfederatës qëndrojnë në gjykatat e qarkut, sheshet e qyteteve, kryeqytetet e shteteve dhe hapësira të tjera publike, duke përfshirë 34 memoriale ndërtuar pas vitit 2000, sipas Qendrës Jugore të Ligjit për Varfërinë.
Që nga qershori i vitit 2015, kur supremacisti i bardhë dhe I pasionuar pas flamurit të Konfederatës, Dylan Roof, qëlloi mbi një grup studiuesish të Biblës në një kishë të njerëzve me ngjyrë në Çarleston, Karolinën e Jugut, duke vrarë nëntë njerëz, 48 monumente të Konfederatës janë hequr, disa pas protestave publike. Historiania i Universitetit të Pitsburg, Keisha N. Blain thotë se ndërsa heqja e simboleve të shtypjes është jetike, përkujtimi i heronjve me ngjyrë në publik është një hap i parë i rëndësishëm në luftën për të ndërtuar një shoqëri pa racizëm, e cila kërkon përfundimisht ndryshime konkrete në ligjet dhe politikat publike. Njëkohësisht, duhet të arrihet edhe përfaqësim më i mirë në të gjithë bordin tha Blain.
Ajo që duhet të ndodhi mendoj, është një bisedë më e madhe brenda bashkësive lokale dhe madje edhe në shtete specifike ku ka përpjekje në terren për të hequr statuja dhe monumente të caktuara. Kjo duhet të ndodhë në sinkron me përpjekjet për të zgjeruar përfaqësimin e njerëzve me ngjyrë në aspekte të tjera, kështu që jo thjesht statuja dhe monumente por gjithashtu duke u siguruar që ka zyrtarë me ngjyrë të zgjedhur, thotë Blain. Disa, duke përfshirë skulptorin King, thonë se do të ishte shumë më kuptimplotë të linin mungesën kumbuese të statuteve pas protestave të tërhiqte vëmendjen e publikut. Mendoj se ato bazamente duhet të lihen bosh. Skulptura zë hapësirë dhe hapësira është fuqi. Ato bazamente të zbrazëta janë gjithashtu të fuqishme edhe kur nuk duhet të jenë. Ato nuk duhet të përdoren për asgjë tani. Unë nuk dua një qytet të tërë të thotë ne do t’i përdorim këto bazamente dhe t’i lejojmë artistët të krijojnë punën e tyre mbi to. Unë nuk dua punën time në ato bazamente. Ato bazamente janë helm. Unë mendoj se të gjithë duhet të prishen pas një kohe. Por ndërkohë, ne duhet të ulemi rreth tyre dhe duhet të flasim. (Nga Andi Nuraj, A2 CNN)